Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të dërgojnë “një mesazh të qartë politik” në mbështetje të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian përderisa Hungaria vazhdon të bllokojë çdo përparim lidhur me këtë çështje, ka raportuar The Guardian.
Apeli i Zelenskyt është bërë të enjten mbrëma përmes një video-adresimi drejtuar liderëve të BE-së, vetëm disa orë pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban kishte pretenduar se ka mandat për ta ndaluar anëtarësimin e Ukrainës në bllokun evropian.
Hungaria po bllokon hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainën mbi të ashtuquajturat “çështjet themelore të grupit të parë”, kapitujt e vlerave të rregullores së BE-së që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve demokratike, gjyqësorit të pavarur dhe administratës publike.
Orbani ka mbërritur në samitin e së enjtes duke aluduar se 2.2 milionë hungarezë janë kundër pranimit të Ukrainës, bazuar në sondazhet kombëtare, pas një fushate politike gjatë së cilës votuesit u bombarduan me mesazhe anti-Ukrainë.
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...
Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen katër armë
Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fsheh...
Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e...
Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99...
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...