Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike në orët dhe ditët në vijim.
Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona të Prishtinës pritet të fryjnë erëra të forta dhe të shfaqen mundësi për stuhi, të cilat mund të paraqesin rrezik për sigurinë publike.
“Ju lutemi të tregoni kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambiente të hapura”, thuhet në njoftim.
Tutje, qytetarët këshillohen të evitojnë qëndrimin pranë pemëve, objekteve dhe strukturave jostabile që mund të rrezikojnë sigurinë tuaj.
Çdo rast ju lutemi të raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat kujdestarë: 0800 122 33 ose 0800 122 44.
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...