Meteorologët sllovenë kanë lëshuar një paralajmërim për një stuhi të fortë që do të prekë të gjithë vendin sonte, me reshje të mundshme të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe raste lokale të breshrit.
Gjatë ditës së djeshme, temperaturat e ajrit në Slloveni ishin midis 32 dhe 37 gradë Celsius, dhe sipas njoftimeve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (ARSO), pas ditëve të nxehta, do të vijë një stuhi, shkruajnë mediat e huaja.
Meteorologu i ARSO-s në detyrë Brane Gregorcic njoftoi se mbi Slloveni do të kalojnë stuhi të forta, të shkaktuara nga paqëndrueshmëria e motit.
ARSO parashikon që stuhitë do të shoqërohen me erëra të forta, të cilat thuhet se mund të arrijnë një shpejtësi prej më shumë se 100 kilometrash në orë.
Gjithashtu janë të mundshme vetëtima, reshje shiu dhe breshër.
Gregorcic thotë se fronti i stuhisë do të mbulojë të gjithë vendin, por se ende nuk është e mundur të parashikohet saktësisht se ku do të jetë më e fortë.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...