Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së enjtes rreth orës 20:00 në një ndërtesë banimi në lagjen “Emshir” të Prishtinës, duke shkaktuar panik dhe mobilizim të madh të shërbimeve emergjente.
Flakët, që fillimisht përfshinë një banesë, shpejt u përhapën edhe në një apartament tjetër në ndërtesën ngjitur, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit për disa orë.
Në vendin e ngjarjes dolën ekipe të shumta të zjarrfikësve, policisë dhe KEDS-it.
Për të menaxhuar situatën, u sollën edhe më shumë cisterna me ujë.
Si pasojë e incidentit, në të dy ndërtesat u ndërpre furnizimi me energji elektrike.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Shkaqet e zjarrit ende mbeten të panjohura, ndërsa policia pritet të dalë me informacione të tjera pasi të përfundojnë hetimet.
Lexo edhe:
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut