Alberto Gilardino është zyrtarisht trajneri i ri i Pisës, e cila fitoi ngjitjen në Serie A këtë verë.
Gilardino ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me opsion për një të tretë.
Ekipi përfundoi i dyti në Serie B këtë sezon pas Sassuolos dhe u drejtua nga Pippo Inzaghi, i cili zgjodhi të largohej për një sfidë të re te Palermo.
Trajneri mbush 43 vjeç muajin tjetër dhe si lojtar ishte pjesë e skuadrës së Italisë që fitoi Kupën e Botës 2006.
Pisa është rikthyer në Serie A pas një mungese 34-vjeçare dhe do të jetë një nga 20 klubet në ligën e parë për sezonin 2025-26.
Gilardino si futbollist ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme ku ka fituar Kupën e Botës si dhe Ligën e Kampionëve.
Ai ka lujatur kryesisht në futbollin italian, tek Milani, Fiorentina, Parma, Palermo Empoli dhe Spezia aty ku e ka mbyllur karrirën si profesionist.
Ndërsa si trajner ai ka udhëhequr më parë Genoan, Sienan, Pro Vercellin dhe Rezzaton, dy të fundit në kategori më të ulëta të futbollit italian./Arbresh.info
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes