Drita po vazhdon fazën përgatitore para ndeshjeve të para për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Kampionia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka luajtur një ndeshje miqësore ndaj Silkesit të Maqedonisë së Veriut, e cila është mbyllur pa fitues, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja përfundoi me rezultat baras 2-2.
Arb Manaj dhe Liridon Balaj shënuan dy golat për skuadrën nga Gjilani.
Ditë më parë kjo skuadër luajti një tjetër ndeshje miqësore të cilën e humbi nga CSKA 1948, minimalisht 1-0. Drita po vazhdon përgatitjet në Bansko të Bullgarisë.
Teksa ndeshjen e parë zyrtare për këtë sezon e luan me 8 korrik ndaj Differdange 03, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligë të Kampionëve./Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...