Llapi ka arritur marrëveshje me futbollistin Amel Vërbovci.
Vërbovci është 18-vjeçar dhe shquhet për talentin e tij në futboll, ku luan si mesfushor, shkruan Arbresh.info.
Ai ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me llapjanët. Hapat e parë në futboll, Ameli i ka hedhur te shkolla e futbollit “Kurda”, ku edhe u formua si lojtar. Më pas, ai kaloi te KF Ramiz Sadiku, ndërsa karrierën e vazhdoi te FC KEK-u, ku në moshën 16-vjeçare debutoi me ekipin e parë.
Sipas njoftimin në rrjetin social Facebook të klubit llapjan, ai fillimisht do t’i bashkangjitet skuadrës U21.
“18-vjeçari do të jetë fillimisht pjesë e ekipit U21 dhe do të vëzhgohet nga afër nga stafi teknik, me synim që shumë shpejt t’i bashkohet edhe ekipit të pare”, shkruhet në njoftim.
Llapi po vazhdon me konsolidimin e ekipit për edicionin e ri pasi një sezoni dëshpërues që pati. Këtë vit ata synojnë Evropën pse jo edhe titullin kampion./Arbresh.info
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...