Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Palaia Fokaias, 40 kilometra në jug të Athinës, duke u përhapur mes banesave dhe duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa urgjente evakuimi.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, forcat zjarrfikëse po përballen me flakët nën kushte të vështira, për shkak të erërave të forta. Autoritetet kanë lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve në katër vendbanime aty pranë.
CNN grek shkruan se zëdhënësi i Zjarrfikësve, Vasilis Vathrakoyannis, bëri të ditur se në operacion janë angazhuar 130 zjarrfikës, 5 ekipe komando pyjore, 12 avionë dhe 12 helikopterë. Në terren ndodhen gjithashtu zjarrfikës vullnetarë, autocisterna bashkiake dhe mjete të rënda. Ende është e paqartë sesa shtëpi janë djegur në këtë zonë.
Televizioni grek shfaqi një helikopter duke hedhur ujë, teksa shtëllunga të mëdha tymi shiheshin në mbarë zonën.
Greqia sot po përballet me temperatura të larta që kanë arritur deri në 38 gradë Celsius.
Në vitet e fundit, Greqia e ka ndierë ndikimin ekonomik dhe mjedisor pas shpërthimeve të shpeshta të vatrave të zjarrit dhe vërshimeve. Sipas shkencëtarëve, këto ngjarje janë shpeshtuar për shkak të ndryshimeve klimatike.
Greqia ka shpenzuar qindra miliona euro për të kompensuar qytetarët dhe fermerët për dëmet e shkaktuara nga ngjarjet që lidhen me motin ekstrem. Shteti po ashtu ka blerë pajisje të reja për zjarrfikësit në mënyrë që të përballen me zjarret, shuarja e të cilave bëhet më e vështirë për shkak të temperaturave të larta gjatë verës.
Greqia e ka rritur numrin e zjarrfikësve në një rekord prej 18.000 këtë vit, teksa pret që të përballet me një sezon të vështirë zjarresh./rtsh
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...