Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po merr pjesë në samitin e NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës.
Ajo çfarë e bën të veçantë kësaj radhe pjesëmarrjen e tij është fakti se për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ai është shfaqur në takim zyrtar me kostum i veshur.
Ai doli nga vetura i veshur me një kostum të zi, duke tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave që ishin të pranishme në ngjarjen e madhe, transmeton Telegrafi.
Madje gjatë takimit me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky ishte kritikuar se nuk kishte veshur kostum.
Përplasja kishte zgjatur disa minuta më disa gazetarëve, që e kritikonin se ishte shfaq i veshur me rroba më shumë sportive dhe se një lider duhet të ketë gjithmonë të veshur kostumin.
Ndryshe, Zelensky pritet të takohet sot me presidentin amerikan në Hagë, me të cilin do të diskutojnë çështje të ndryshme rreth luftës në Ukrainë.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...