Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Shqipërisë ka arrestuar në flagrancë inspektorin e policisë Fatbardh Kuçana, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tropojë.
Kuçana dyshohet për kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik.
Sipas njoftimit të Policisë arrestimi i Kuçanës u bë pasi një ditë më parë rreth orës 18:00 në automjetin tip Volkswagen së bashku me rimorkio, kishte ngarkuar një depozitë të mbushur me karburant të llojit naftë. Ai ka kaluar territorin doganor duke mos ju bindur shërbimeve të Pikës së Kontrollit Kufitar dhe Shërbimeve Doganore Qafë Morinë për verifikimin e ngarkesës dhe ndjekjen e procedurave.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe peshimit nga autoritetet përkatëse, ka rezultuar pesha prej 840 kg.
Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës./A2cnn
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...