Gjykata e Apelit ka lënë në paraburgim 22 personat e arrestuar nga aksioni i koduar “Qielli i thyer”.
Në njoftimin për media thuhet se Apeli ka refuzuar ankesat e të dyshuarve, transmeton Arbresh.info.
“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, i ka refuzuar si të pabazuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., ndërsa ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025”, thuhet në njoftim.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025, të pandehurve të lartcekur u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, dhe atë nga data 03.06.2025 deri më 03.07.2025, konform nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën