Kurti tha opozita po ia zgjatë jetën, kundërpërgjigjet Abdixhiku: Deklarata pa fije inteligjence

12:27 | 25 Qershor 2025
Gita

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po flet gjëra pa fije inteligjence.

Abdixhiku komentoi deklaratën e Kurtit, i cili ka thënë se opozita po ia zgjat mandatin në Qeveri.

E kryetari i LDK-së u shpreh se Kurti po rri në pozitë ekzekutive pa mandat.

“Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që flasin gjëra pa fije inteligjence, ‘si po ja zgjasim mandatin Kurtit’. Është jolegjitim, pa mandat, e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit dhe të deputetit. Nuk ka logjikë një gjë e tillë”, ka thënë Abdixhiku.

Gjatë përurimit të nisjes së punimeve për depon e re të barnave në Kosovë të martën, Kurti ka deklaruar se opozita hiç nuk është e interesuar t’ia shkurtojë mandatin meqë as pas 37 përpjekjeve nuk ka Kuvend të konstituar./Arbresh.info/

Deklarata e Kurtit një ditë më parë

LEXO EDHE

Kurti: Opozita po ia zgjat mandatin qeverisë aktuale – Arbresh.info