Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojë operacioni i kërkimit për gjetjen e 85-vjeçarit Nebi Tejeci, i cili është raportuar i zhdukur në fshatin Gorozhup të komunës së Prizrenit.
Sipas njoftimit, ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarët, do të jenë të angazhuara intensivisht në terren gjatë gjithë ditës, shkruan Arbresh.info..
Kërkimet pritet të rifillojnë në orën 09:00, me pjesëmarrjen e plotë të të gjitha ekipeve të përfshira në operacion.
“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion për përkushtimin dhe ndihmën e dhënë gjatë gjithë ditës. Lusim qytetarët që kanë ndonjë informacion të mundshëm të lajmërojnë autoritetet sa më parë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre./Arbresh.info/
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund