Është arrestuar personi i katërt i dyshuar për përfshirje në rastin e veprës penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” në veri.
Policia bën të ditur se i dyshuari i katërt është V.I., i lindur më 1998 dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Sipas njoftimit, më 21 qershor në stacionin policor të Mitrovicës në veri janë raportuar dy raste të vjedhjeve në tentativë:
Rasti I – Rreth orës 00:40, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë hapur dritaren e një lokali në rrugën “Vasilija Ostroskog”, por nuk kanë arritur të vjedhin asgjë për shkak se është aktivizuar alarmi.
Rasti II – Në rrugën “Çlirimi” rreth orës 22:30, ankuesi ka raportuar se ka vërejtur tre persona duke tentuar të kryejnë një vjedhje në shtëpinë e tij, por të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka reaguar menjëherë pas pranimit të informatave dhe më 21.06.2025, rreth orës 22:50, ka arritur të ndalojë tre persona të dyshuar në rrugën “Nemaninja”, të cilët janë:
Z.B. i lindur më 2005,
A.S. i lindur më 2000,
M.H. i lindur më 1995.
Të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor. Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania