Distria Krasniqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke arritur të dal e para në listën botërore të xhudos.
Krasniqi e cila bën gara në kategorinë deri në 52 kilogramë, ka dal e para në listën botërore të përditësuar ditën e sotme, shkruan Arbresh.info.
Së fundmi ajo fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili u mbajt në Hungari.
Andaj edhe kjo listë u publikua për shkak të rezultateve të kampionatit, ku renditjet kanë pësuar lëvizje të mëdha.
Ajo prinë me 7055 pikë, teksa mëherët ka qenë renditej e dyta në peshën –52 kg me 5 655 pikë, pas francezes Amandine Buchard, që kishte 5 700.
Krasniqi nuk prin vetëm në kategorinë e saj: ajo është numri 1 edhe në renditjen e përgjithshme të femrave. Pas saj renditen francezja Romane Dicko (+78 kg) me 6 650 pikë dhe italiania Alice Bellandi (–78 kg) me 6 595.
Renditja globale bazohet në rezultatet nga Grand Slamet, Grand Prix-të, Masters-et dhe kampionatet kontinentale, duke qenë thelbësore për normat olimpike dhe përcaktimin e bartësve në garat madhore./Arbresh.info

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...