Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan, ka reaguar për sulmin terrorist në Kishën e Profetit Ilia në Damask, ku gjatë Liturgjisë Hyjnore dhjetëra besimtarë të pafajshëm humbën jetën ose u plagosën.
Në një deklaratë zyrtare, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dënon këtë akt dhune, veçanërisht pasi u krye në orarin e shenjtë të lutjes.
Ai shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe mbështetjen e tij për Fortlumturinë e Tij, Patriarkun e Antiokisë dhe gjithë komunitetin Orthodhoks të Sirisë.
Në emër të Shqipërisë, Kryepiskopi bën thirrje për bashkëjetesë paqësore dhe kundër dhunës, duke theksuar se kjo është rruga e vetme drejt një të ardhmeje më të mirë./rtsh.al/
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...