Futbollisti i njohur francez, Paul Pogba, është gati të rikthehet në fushë pas një periudhe të gjatë mungese shkaktuar nga pezullimi për doping.
Pas katër vjet pezullim në shkurt 2024, dënimi i tij u reduktua në 18 muaj, por Juventusi i ndërpreu kontratën.
Sipas Fabrizio Romanos, Pogba është lojtari i ri i klubit francez Monaco, ku pritet të nënshkruajë kontratë dhe të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Pogba luajti ndeshjen e tij të fundit zyrtare për Juventusin në shtator 2023, pra ka munguar në fushë për rreth dy vjet.
Rikthimi i tij do të jetë sfidë dhe do të jetë interesante të shihet në çfarë gjendjeje do të jetë në fillim të sezonit me Monacon.
Në të kaluarën, Pogba ishte një nga mesfushorët më dominues në botë, por në muajt e parë pritet që të mos jetë në nivelin e tij më të mirë.
Monaco përfundoi në vendin e tretë në Ligue 1 sezonin e kaluar, duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, dhe rikthimi i Pogbës pritet t’i japë përforcim mesfushës së tyre.
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...