Disa orë më parë, disa tifozë të Athletic Bilboas shkatërruan njërin nga muralet kryesor rrugëve të Bilbaos, ku ndodhej super ylli i klubit, Nico Williams.
Ky i fundit thuhet se e ka kryer marrëveshjen me klubin e Barcelonës, dhe tashmë po pritet vetëm marrëveshja mes klubeve, shkruan Arbresh.info.
Kjo nuk u pëlqeu fare tifozëve baskë të cilët shkarravitën fytyrën e Nicos që ndodhej në atë mural dhe lanë një mesazh për të: “Largohu dhe rri larg. Ke humbur respektin”.
Menjëherë pas kësaj në një deklaratë zyrtare doli Athletic Bilbao ku u doli në mbështetje futbollistëve të tyre.
“Mosrespektimi i njërit prej nesh është mungesë respekti për gjithë klubin. Ata që ia fshinë fytyrën nuk përfaqësojnë këtë klub”, thuhet në komunikatën e klubit.
Athletic Bilbao pranoi se situata aktuale krijon shqetësim, veçanërisht kur “nxitet nga thashetheme, arrogancë dhe përbuzje ndaj identitetit tonë”.
“Athletic Bilbao është më shumë se një klub. Është një familje e bashkuar nga një mënyrë e veçantë e të kuptuarit të futbollit – një identitet që as blihet, as shitet”, thuhet në deklaratë./Arbresh.info
ℹ ?????????? ???????? ????? ?????? ???? ???????.
That is why those who have erased Nico’s image from artist Carlos López’s mural do not represent Athletic.
? https://t.co/vs5qxHGDvC pic.twitter.com/4oI6ljsTw5
— Athletic Club (@Athletic_en) June 22, 2025
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar