Raportimet për transferimin e Nico Williams tek Barcelona i ka zhgënjyer tifozët e Bilbaos jashtë mase.
Tifozët janë të zhgënjyer sepse, sipas tyre Nico i “qëlloi me thikë pas shpine” dhe iu bashkua radhëve të rivalëve të tij, dhe për këtë arsye ata madje vendosën ta hiqnin imazhin e tij nga një prej muraleve që kanë bërë vitet e fundit.
“Largohu dhe rri larg. Ke humbur respektin”, shkruhet tani në mural, në vendin ku qëndronte më parë personazhi i Williams.
Gjithçka është e kryer mungon vetëm zyrtarizimi dhe nënshkrimi i kontratës për ta kompletuar transferimin e tij tek Barca.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme, drejtori sportiv Deco konfirmoi dëshirën e plotë të Nicos që t’i bashkohet Barcelonës.
Nico Williams është vetëm 22 vjeç dhe është lojtari kryesor i Bilbaos sikurse edhe kombëtares spanjolle, ku me këtë të fundit shkëlqeu në Evropianin e kaluar të mbajtur në Gjermani.
Nico ishte njëri nga më vendimtarët në triumfin e Spanjës në Euro 2024. Teksa këtë sezon ai ka luajtur 45 ndeshje në të gjitha garat, ku shënoi 11 herë dhe dhuroi shtatë asistime./Arbresh.info
View this post on Instagram
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...