Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale me rastin e martesës së nipit të tij, Fisnikut.
Edhe pse për arsye të paparashikuara nuk ka mundur të marrë pjesë fizikisht në ceremoninë familjare, ai ka shprehur përkrahjen dhe emocionet e tij për këtë ditë të veçantë.
Në një postim në Facebook ai shkruan se dasma po realizohet në Marec sipas traditës së vjetër.
“Me lejoni ta ndaj me ju: Sonte, në Marec, do të zhvillohet dasma e Fisnikut (nipit tim) dhe Jetës, sipas traditës së vjetër. Ky event është i dedikuar vetëm për familjen e ngushtë dhe besoj se do të jetë shumë i bukur. Për arsye të paparashikuara, nuk do të jem fizikisht i pranishëm, por gjatë gjithë kohës do të jem i lidhur shpirtërisht me këtë event! Urime çiftit, prindërve dhe gjithë familjes!”, ka shkruar ai.
“Sot është një ditë e veçantë për nipin tim të dashur, Fisnikun, i cili së bashku me familjen e gjerë po feston martesën në fshatin e lindjes. Uroj nga zemra që kjo ditë të jetë vetëm fillimi i një jete plot dashuri, lumturi dhe begati. Paçin gjithmonë gëzim në çdo hap që do të ndërmarrin bashkë. Urime Fisnik dhe urime të gjithëve që sot janë pjesë e kësaj feste të bukur familjare!”, shtoi mes të tjerash Pacolli./Arbresh.info/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...