Autoritetet iraniane kanë arrestuar 22 persona të dyshuar për lidhje me shërbimet sekrete izraelite në provincën Qom, që nga data 13 qershor, ka raportuar agjencia iraniane e lajmeve Fars.
“Sipas kreut të inteligjencës policore në Qom, 22 persona janë identifikuar dhe arrestuar nën dyshimin për bashkëpunim me shërbimet spiune të regjimit sionist, nxitje të opinionit publik dhe mbështetje për regjimin kriminal,” thuhet në njoftim.
Arrestimet vijnë pak ditë pas njoftimit të një tjetër operacioni të gjerë të policisë iraniane, ku të enjten u raportua ndalimi i 24 personave të tjerë të dyshuar për spiunazh në favor të Izraelit dhe për përpjekje për të dëmtuar imazhin e vendit, sipas agjencisë Tasnim.
Po ashtu, Tasnim raportoi se një shtetas evropian është arrestuar për spiunazh, por nuk u dhanë detaje mbi kombësinë apo datën e arrestimit.
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...