Kampionia olimpike, Nora Gjakova është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së, (Federata Ndërkombëtare e Xhudos).
Kjo është bërë e ditur nga Federata e Xhudos së Kosovës.
“Pas një karriere të shkëlqyer si Kampione Olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, Nora tani do të japë kontributin e saj edhe jashtë tatamit, në një rol vendimtar për të ardhmen e sportit të xhudos”.
“IJF vlerëson lart eksperiencën, perspektivën dhe përkushtimin e saj, cilësi këto që do ta bëjnë Norën një përfaqësuese të jashtëzakonshme për xhudistët kudo në botë”.
“Urime, Nora! Ti jo vetëm që e ke ngritur flamurin e Kosovës në arenat më të mëdha, por tani po ndihmon edhe në formësimin e të ardhmes së xhudos për brezat që vijnë. Jemi me ty dhe krenarë për ty, sot dhe gjithmonë!”, thuhet në njoftimin e kësaj federate të publikuar në Facebook
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron