Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar me ashpërsi ndaj deklaratave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili e ka cilësuar Donika Gërvallën si “e paedukatë”.
Në një reagim të ashpër, Peci tha se përgjegjësia primare për edukimin e një personi bie mbi familjen, dhe se duke e quajtur Gërvallën “e paedukatë”, Abdixhiku po fyen jo vetëm atë, por edhe heroin e Kosovës, Jusuf Gërvallën.
Postimi i plotë:
Është jo vetëm e pakuptueshme e irituese, por edhe e tmerrshme të dëgjojmë Lumir Abdixhikun duke e cilësuar Donika Gërvallën si “e paedukatë’.
Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja. E, nëse i thua Donikës “e paedukatë”, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer Nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare.
A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!
Edhe diçka, Lumir gojëlëshuari:
Në mbijetesën e shqiptarit të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe në frymëzimin e tij për liri e pavarësi, rolin kryesor dhe burimin e kthesës historike e kanë:
– familja e fortë e shqiptarit,
– rënia frymëzuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut,
– lëvizja historike e Ibrahim Rugovës, dhe
– flijimi i familjes Jashari.
Në t’gjitha, Donika jonë është e lidhur pashkëputshëm: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim.
Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku!
Ndryshe, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një emsion kritikuar ashpër kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla, të cilën e quajti “e paedukatë” dhe me “mungesë të theksuar të inteligjencës./Arbresh.info
Man City merr kreun e Premier League-s, shkëlqen Haaland
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Fuqizimi i sektorit priva...
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë