Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer përsëri të burgosurit e luftës të enjten, kanë konfirmuar zyrtarë nga të dyja vendet, si pjesë e marrëveshjes së arritur në Stamboll në fillim të muajit, ka raportuar agjencia “Reuters”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka postuar foto të ushtarëve ukrainas të liruar, të buzëqeshur dhe të mbuluar me flamuj kombëtar, shumica prej të cilëve ishin mbajtur në robëri që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia gjatë vitit 2022.
Të burgosurit e luftës ukrainas që u riatdhesuan të enjten ishin të sëmurë ose të lënduar, bazuar në lajmërimin e Këshillit Koordinues të Kievit për të burgosurit e luftës.
Në Ministrinë ruse të Mbrojtjes njoftuan se edhe të burgosurit rus do të dërgoheshin për trajtim mjekësor dhe rehabilitim të mëtejshëm.
Si Rusia ashtu dhe Ukraina, bisedimet ndërmjet të cilave kanë prodhuar pak rezultate pavarësisht marrëveshjes mbi shkëmbimin e të burgosurve, nuk ofruan shifra ekzakte se sa të burgosur të luftës ishin riatdhesuar.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK