Futbollisti i Real Madridit, Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim i cili e ka mbajtur jashtë fushe për ndeshjen e mbrëmshmë ndaj Al Hilalit në Kupën e Botës për Klube.
Ai do të vazhdoj të mbetet akoma jashtë fushave, pasi Real Madridi sapo ka konfirmuar një dëmtim të tij, shkruan Arbresh.info.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se futbollisti vuan nga gastroenterit akut.
“Lojtari ynë Kylian Mbappé vuan nga gastroenterit akut dhe është shtruar në spital për analiza dhe trajtime të tjera”, ka shkruar në njoftimin e Real Madridit.
Gastroenteriti akut është një inflamacion i papritur, i dhimbshëm dhe mjaft shqetësues i stomakut dhe zorrëve, që zakonisht shkaktohet nga infeksione virale, bakteriale ose ndonjëherë edhe parazitare.
Mbappe sezonin e kaluar ka luajtur në 56 ndeshje dhe ka shënuar 43 gola e pesë asistime në të gjitha garat./Arbresh.info
Mbappé medical report.
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) June 19, 2025
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...