Për herë të parë në Kosovë u zhvillua një seancë gjyqësore përmes videolidhjes, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues.
Seanca u mbajt sot në bashkëpunim në mes Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë.
I burgosuri, i cili ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, u paraqit në gjykim përmes videolidhjes, ndërsa seanca u drejtua nga gjyqtarja Fatime Dermaku nga ambientet e Gjykatës në Prishtinë.

‘Kjo mënyrë e mbajtjes së seancave gjyqësore përmes videolidhjes synon lehtësimin e procesit gjyqësor, duke zvogëluar nevojën për transport fizik të të burgosurve drejt gjykatave, duke rritur sigurinë dhe efikasitetin në procedura. Për realizimin e kësaj seance janë përdorur pajisje të avancuara audio dhe video për incizimin dhe regjistrimin e seancave gjyqësore. Këto pajisje, janë dhuruar nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), do të ndihmojnë në lehtësimin e punës së Shërbimit Korrektues dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në fushën e drejtësisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info



Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës