Thomas Partey mund të largohet nga Arsenali si lojtar i lirë, pasi deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Kështu ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, shkruan Arbresh.info.
Pavarësisht disa raundeve bisedimesh, nuk ka progres konkret dhe palët mund të ndahen brenda këtij muaji.
Ndërkohë, mesfushori ganez ka nisur të shqyrtojë mundësitë e tij si lojtar i lirë, me disa klube që kanë shprehur interes të menjëhershëm për shërbimet e tij.
Partey është pjesë e Arsenalit nga viti 2020 dhe kontrata e tij skadon në fund të këtij muaji.
Më përpara ai ka luajtur tek Atletico Madridi, Almeria dhe Mallorca./Arbresh.info
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...