Juventus ka shënuar fitore të thellë në kuadër të raundit të parë në grupin G, të Kupës së Botës për klube, duke mposhtur Al-Ain me rezultat 5-0.
Skuadra e Igor Tudor e nisi mirë në minutën e 11-të, duke shënuar me anë të Kolo Muani, shkruan Arbresh.info.
Dhjetë minuta, Conceicao e dyfishoi epersinë. Kenan Yildiz në minutën e 31-të, trefishoi rezultatin.
Në fundin e pjesës se parë, Kolo Muani shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën.
Edhe portugezi, Conceicao shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë në minutën e 58-të, ku e vulosi fitoren e “Zonjës së Vjetër”.
Deri në fund nuk pati gola të tjerë dhe Juve arkëtoi tre pikët e para në këtë Botëror të klubeve.
Ndeshjen e radhës italianët e luajnë ndaj Wydadit, kurse Al-Ain përballen me Manchester Cityn./Arbresh.info
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK