Një shekull pasi qyteti i Berlinit ndaloi notin në lumin Spree sepse ishte aq i ndotur sa njerëzit mund të merrnin sëmundje, notarët po kërkojnë me ngulm të rikthehen në ujë.
Rreth 300 njerëz u hodhën në uj të martën për të treguar se jo vetëm që është mjaftueshëm i pastër, por edhe shumë argëtuese të notosh në lagjen Mitte përgjatë Ishullit Muze.
Një grup i quajtur Fluss Bad Berlin ka bërë fushatë prej vitesh për të rihapur lumin për notarët.
“Për 100 vjet, noti në qendër të qytetit Spree ka qenë i ndaluar dhe ne nuk e gjejmë më këtë të justifikuar, sepse mund të tregojmë se cilësia e ujit është përgjithësisht mjaft e mirë për të notuar gjatë sezonit”, thotë Jan Edler, i cili është anëtar i bordit të Fluss Bad Berlin.
Për të anashkaluar ndalimin, grupi e regjistroi notin e tyre të përbashkët si një protestë zyrtare.
Edhe administrata e qytetit të Berlin-Mitte është e interesuar të rikthejë notin në lumë në vitin 2026. / Klankosova.tv
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt
Zyrtarët thonë se 63 persona janë lënduar nga sulmet iranian...
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...