Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjakovë po hyn në fazën vendimtare të konsolidimit politik para zgjedhjeve, me përkrahje të reja nga figura të njohura publike dhe politike të qytetit.
Ferdinand Kolaj, ish-kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane (PSHDK) dhe aktualisht drejtor komunal, së bashku me Krenare Bushajn, Gjevalin Nikollbibajn, Ardian Nushin dhe dhjetëra drejtues të tjerë lokalë – përfshirë drejtora dhe asambleistë, i janë bashkuar Aleancës dhe Kryetarit Ardian Gjini.
Kjo përforcim i rëndësishëm vjen në një kohë kur Gjakova, nën qeverisjen e Gjinit dhe Aleancës, ka njohur transformime të mëdha në shërbim të qytetarëve pa dallim. Me një model qeverisës të vlerësuar për drejtësi dhe efikasitet, Aleanca synon të vazhdojë rrugën e zhvillimit edhe për katër vitet e ardhshme.
“Gjakova është bërë shembull i mirëqeverisjes. Aleanca është shtëpia e të gjithë atyre që besojnë në vlera, punë të ndershme dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Bashkimi i këtyre emrave të dëshmuar është garanci për vazhdimësinë e suksesit”, ka deklaruar Kryetari i AAK-së, Haradinaj./Arbresh.info/
Aro Muric pranë La Ligës? Klubi spanjoll futet fuqishëm në g...
KQZ: 23 subjekte dorëzojnë listat, 4 parti mbesin jashtë afa...
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...