Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, njofton se në bashkëpunim dhe në koordinim me hetuesit e Doganës së Kosovës, ka realizuar një aksion gjatë të cilit është arrestuar një person.
Ai dyshohet se kreu veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’’ dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’.
Sipas Prokurorisë, personi i dyshuar është ndaluar me urdhër të Prokurorit të shtetit për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...
“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran M...
Përveç vetës, kë e çoi Brikena në nominim për finalistin e p...
Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici nj...