Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt, u bë zbulesa e shtatores së Zahide Jasharit, nënës së heronjve Adem dhe Hamëz Jashari.
Kjo vepër artistike, krijuar nga Sabri Behramaj, shfaqë Zahiden duke përkundur një fëmijë në djep — një imazh që përfaqëson dashurinë, sakrificën dhe shpresën për liri.
Artist i njohur, Behramaj, përmes një postimi në Facebook theksoi rëndësinë e figurës së Zahides.
“Figura e saj, duke përkundur një fëmijë në djep, na kujton se liria fillon aty ku lind jeta, në gjirin e nënës. Dhe se fuqia e një populli qëndron tek nënat e tij – që rrisin me dashuri, me qëndresë dhe me dinjitet. Nëna Zahide është një monument i gjallë i sakrificës dhe burrërisë së heshtur, dhe do qëndroj përjetësishtë në vendlindjen e vet në Skenderaj të Drenicës duke e perkundur djepin e lirisë! Lavdi përjetë familjes Jashari”, tha ai./Arbresh.info
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...