Me 28 qershor qytetarët do të kenë mundësinë të freskohen në pishinën e Gërmisë gjatë ditëve të nxehta të verës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Bardh Krasniqi, kryeshef i ndërmarrjes NPL “Sport Marketing”.
Krasniqi tregoi se vonesat në hapjen e pishinës kanë ardhur si pasojë e punimeve të fundit që po kryhen në infrastrukturën e saj.
Gjithashtu, ai konfirmoi se hyrja për pensionistët do të jetë falas edhe këtë vit.
“Jo këtë vikend por vikendin e ardhshëm do të hapet pishina e Gërmis. Është duke u punuar në pishinë për momentin, infrastruktura është ndërruar pjesa përcjellëse e pllakave dhe izolimi. Pishina është duke u mbush ka rrjedhje pak më të vogël të ujit. Zakonisht këtë kohë është hap. Shumë gjëra do të jenë ndryshe, i kemi ndërruar krejt pamjen do të ketë edhe aktivitete javore. Do të ndërrohet edhe pjesa përcjellëse ku do të pushojnë pushuesit , do të ketë shërbime të reja , çmimet nuk do të lëvizin, do të jenë të njëjta. Po ashtu do të jetë edhe falas për pensionistët”, tha ai për Arbresh.info.
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...