Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku ka dhënë një deklaratë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me hetimet për funksionalizimin e fabrikës për nënproduktet shtazore në Drenas.
Pas intervistës, e cila zgjati rreth një orë e gjysmë, ai ka reaguar me kritika të ashpra ndaj mënyrës së trajtimit të çështjes nga ana e institucioneve dhe mediave.
Bislimi u shpreh se përgjatë gjithë kohës së intervistës nuk ishte përballur me asnjë pyetje që do t’i drejtohej tipikisht një dëshmitari.
Ai theksoi se informacionet që ai ndau në prokurori ishin të aksesueshme publikisht dhe se do të mjaftonte një studim i thjeshtë i raporteve të Komisionit Evropian për të kuptuar natyrën dhe kufizimet e rolit të tij në këtë çështje.
“Nisur nga fakti se hyrja e ndërtesës ku u mbajt intervista ishte vërshuar nga portalet, gjë që nuk ndodh më raste të tjera kur ftohen dëshmitarët, dhe nga përvoja e nxjerrjes në media të lajmit për intervistim saktësisht kur po zhvillohej takimi trilateral i dialogut në Bruksel, del i pashmangshëm përfundimi se qëllimi parësor i kësaj interviste ka qenë prodhimi i lajmit medial, ku eksponentë të qeverisë bëhen pjesë e titujve bashkë me termin “skandal”. “Skandal” që origjinën nuk e ka as në Ministri të linjës e as në prokurori, por te eksponentë të medias. Kjo e vendosë prokurorinë në një perspektivë jashtëzakonisht negative karshi përgjegjësive që ka dhe orientimit që ka zgjedhur të ndjekë. Do të ishte me interes të shumëfishtë që kjo qasje të rishikohet”, shkroi ai./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...