Ish-drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Britanisë (MI6), Sir John Sawers, ka deklaruar se Izraeli nuk ka kapacitet ushtarak për të goditur disa nga objektet më të rëndësishme dhe më të mbrojtura bërthamore të Iranit, pasi ato ndodhen thellë nën tokë.
Sipas Sawers, vetëm Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë teknike dhe ushtarake për të realizuar një sulm të tillë.
Ai shtoi se Uashingtoni përballet me një vendim të rëndësishëm: nëse do të bashkëpunojë ushtarakisht me Izraelin, apo do të zgjedhë rrugën diplomatike për të zgjidhur krizën.
“Ekziston rreziku që të përfundojmë me një Iran të dëmtuar dhe të plagosur, por me një program bërthamor ende funksional,” tha Sawers për CNN.
Ai gjithashtu vlerësoi se një nga qëllimet e Izraelit mund të jetë “të përfshijë SHBA-të në konflikt”, në mënyrë që të përdoret fuqia ushtarake amerikane për të shkatërruar infrastrukturën bërthamore të Iranit.
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...
Dosja “Epstein”, reagon presidenti Donald Trump pas dokument...
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...