Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ende nuk ka marrë një vendim nëse ushtria amerikane do të ndërhyjë përkrah Izraelit në konfliktin me Iranin, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz.
Duke folur përpara ditës së dytë të takimeve në samitin e Grupit të Shtatë (G7), të mbajtur në vendpushimin malor Kananaskis në Kanada, Merz tha se:
“Padyshim nuk është marrë ende një vendim nëse SHBA-të do të përfshihen ushtarakisht në sulme ndaj Iranit.”
Ai shtoi se një vendim për këtë çështje “mund të merret në të ardhmen e afërt.”
Kancelari Merz zhvilloi një bisedë 20-minutëshe me Presidentin Trump — takimi i tyre i dytë që prej marrjes së detyrës nga Merz një muaj më parë.
Trump u largua herët nga samiti i G7, gjë që mendohet se lidhet me përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.
“Tani gjithçka varet nga gatishmëria e regjimit të mullahëve për t’u rikthyer në tryezën e negociatave. Në të kundërt, mund të ketë zhvillime të mëtejshme – por do të duhet të presim dhe të shohim,” tha Merz, duke iu referuar udhëheqjes në Teheran.
Përveç Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Gjermanisë, në samit po marrin pjesë edhe udhëheqësit e Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Japonisë.
Merz gjithashtu kundërshtoi deklaratën e Trump se “Rusia nuk duhej të ishte përjashtuar nga Grupi i Tetë (G8)” në vitin 2014.
“Unë ende e konsideroj të drejtë përjashtimin e Putinit nga formati i G8 pas aneksimit të Krimesë,” deklaroi kancelari.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...