Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se një përfshirje ushtarake e Shteteve të Bashkuara në përshkallëzimin mes Izraelit dhe Iranit do të “tërhiqte” gjithë Lindjen e Mesme në një konflikt më të gjerë dhe më të rrezikshëm.
Deklarata e saj erdhi pasi Donald Trump sugjeroi hapur se SHBA-ja, si aleate e ngushtë e Izraelit, mund të marrë një rol më aktiv për t’i dhënë fund armiqësive.
“Ne nuk jemi të përfshirë në këtë. Është e mundur që të përfshihemi. Por për momentin nuk jemi të përfshirë”, tha Trump për ABC News të dielën.
Më pas shtoi se SHBA-ja do të vepronte me “duart e lira” nëse Irani “prek trupat tona”.
Dhe të martën, Kallas e bëri të qartë se Bashkimi Evropian nuk do të mbështesë një ndërhyrje të armatosur amerikane.
“Nëse SHBA-të përfshihen, atëherë kjo me siguri do ta tërheqë gjithë rajonin në një konflikt më të gjerë. Dhe kjo nuk është në interesin e askujt”, citohet të ketë thënë ajo në Bruksel. /Telegrafi/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic