Ramadani pas shortit: Do ta respektojmë çdo kundërshtar mirëpo kam besim se mund të arrijmë rezultate të mira

14:57 | 17 Qershor 2025
D.H

Ditën e sotme është hedhur shorti për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, ku ka marrë pjesë edhe kampionia e Kosovës, Drita.

Skuadra nga Gjilani ka mësuar kundërshtarin e parë në rrugën drejt Ligës së Kampionëve, shkruan Arbresh.info.

“Intelektualët” do të përballen me kampionin e Luksemburgut, Differdange 03.

Menjëherë pasi e mësoi kundërshtarin, trajneri i kampiones së Kosovës, Zekirija Ramadani dha një intervistë të shkurtër për faqen zyrtare të klubit.

Ai tha se cdo kundërshtar do të respektohet, mirëpo ka besim tek skuadra e tij.

“Ishim të përgatitur për çdo kundërshtar. Në këtë fazë të garave evropiane, ku përballemi me kampionë të vendeve të ndryshme, nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë. Megjithatë, ne jemi të përgatitur për këtë sfidë. E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë, por do ta respektojmë çdo kundërshtar dhe kam shumë besim se me grupin që kemi, mund të arrijmë rezultate të mira. Kam besim të plotë në ekipin tim. Na mbetet të punojmë fort, të bëjmë analiza të detajuara për kundërshtarin, dhe në fund, le të flasë fusha”, tha ai.

Sfida e parë pritet të luhet 8/9 korrik kurse një javë më pas luhet ndeshja e kthimit./Arbresh.info

Të ngjashme