Një sulm kibernetik ka goditur Bankën Sepah të Iranit, duke shkaktuar ndërprerje në disa prej shërbimeve të saj, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve FARS. Sipas njoftimit, banka në fjalë ka një rol të rëndësishëm në sistemin e pagesave për stacionet e benzinës në mbarë vendin, duke ngritur shqetësime për pasoja të menjëhershme në furnizimin me karburant.
FARS paralajmëroi për ndërprerje të mundshme në funksionimin e stacioneve të karburantit, por tha se problemet teknike pritet të zgjidhen “brenda orëve të ardhshme”.
Ndërkohë, një grup hakerësh i njohur si “Gonjeshke Darande” — ose “Harabeli Grabitqar” — mori përsipër përgjegjësinë për sulmin, duke pretenduar se kishte “shkatërruar të gjitha të dhënat e Bankës Sepah”.
Në një deklaratë të publikuar online, grupi pretendoi se Banka Sepah është e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe se ka ndihmuar në anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare, si dhe në financimin e aktiviteteve ushtarake dhe programit bërthamor të Iranit.
“Ky institucion ka përdorur fondet e popullit iranian për të financuar përfaqësuesit terroristë të regjimit, programin e raketave balistike dhe aktivitetet e tjera të ndaluara”, thuhet në deklaratën e grupit.
Grupi falënderoi gjithashtu “iranianët e guximshëm”, që sipas tyre, ndihmuan në realizimin e operacionit kibernetik, pa dhënë detaje të mëtejshme për identitetin ose rolin e tyre.
CNN raportoi se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e bëra nga grupi hakerësh.
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...