Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar suksesin e xhudisteve kosovare Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, të cilat i sollën Kosovës dy medalje në Kampionatin Botëror të Xhudos.
Kurti ka uruar xhudistet, trajnerin Driton Kuka, Federatën e Xhudos së Kosovës dhe gjithë komunitetin sportiv për këtë arritje.
Kurti ka thënë se Kosova e mbylli këtë kampionat me sukses duke e çuar në 10 numrin total të medaljeve botërore.
“Pas suksesit të Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë, Laura Fazliu siguroi edhe një medalje për Kosovën në Kampionatin Botëror të Xhudos. Kjo është medalja e dytë botërore e Laurës. Me qetësi dhe vendosmëri, ajo u ngjit sërish në podiumin e shkëlqimit, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe forcën e kampionëve tanë. Me këto dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë, Kosova e mbyll këtë kampionat me sukses dhe e çon në 10 numrin total të medaljeve botërore, dyfishi i atyre olimpike”, tha ai./Arbresh.info
Nagavci dënon dhunën në shkollën “Pavarësia”: Asnjë rast nuk...
Bashkësia Islame e Kosovës mbështet marshin “Liria ka emër”
Forcohet zbatimi i strategjisë për armë të vogla, të lehta d...
Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstit...
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj