Barcelona ka hyrë në fazën vendimtare të negociatave për transferimin e Nico Williams, një nga objektivat kryesorë të kësaj merkatoje vere.
Presidenti Joan Laporta po punon intensivisht për të mbyllur marrëveshjen me yllin e Athletic Bilbao, ndërsa klubi është i bindur se lojtari do të ishte një përforcim i madh për skemën e Hansi Flick, shkruan Arbresh.info.
Sipas ekspertit të transferimeve, Florian Plettenberg, Nico është i tunduar nga projekti i Barcelonës, veçanërisht pas bisedave që ka pasur me trajnerin, Hansi Flick.
Po ashtu, Lamine Yamal, një nga lojtarët më të mirë të skuadrës ka shprehur disa herë brenda klubit dëshirën për të luajtur përkrah Williams, gjë që lidhet edhe me rinovimin e tij të mundshëm me katalanasit.
Megjithatë, problemi kryesor për “blaugranat” mbeten financat.
Nëse Barcelona nuk arrin të përmbushë kërkesat ekonomike të marrëveshjes, Bayern Munchen është gati të ndërhyjë.
Drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, është në pritje dhe ndjek nga afër situatën.
Në të njëjtën kohë, Bayerni po eksploron edhe alternativa të tjera për krahët e sulmit, si: Bradley Barcola Kaoru Mitoma, Rafael Leao dhe Cody Gakpo./Arbresh.info
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...