I sapoardhur nga një sezon historik me Paris Saint-Germain, i kurorëzuar me trofeun e Ligës së Kampionëve dhe një finale spektakolare 5-0 ndaj Interit, Ousmane Dembele ka ndarë emocionet e tij në një intervistë për ‘L’Équipe’.
Sulmuesi francez, protagonist i madh në suksesin e klubit parizien, kujtoi me emocione momentet më prekëse të finales.
“Të shihja Marquinhos dhe Kimpembe në lot… Pas vitesh lufte dhe sakrificash, t’i shihja ata duke ngritur Kupën ishte prekëse. Ato momente do të mbeten të gdhendura në kujtesën tonë përgjithmonë”, ka thënë Dembele.
Ai gjithashtu veçoi atmosferën e jashtëzakonshme të krijuar nga tifozët.
“Atmosfera ishte e pabesueshme. Klubi dhe mbështetësit e tij e meritonin këtë gëzim pas gjithë përpjekjeve të viteve të fundit”, theksoi ai.
Dembele nuk e fsheh dëshirën për të fituar ‘Topin e Artë’.
“Të jesh ndër favoritët për Topin e Artë është tashmë një fitore e madhe. Por dua të bëj edhe më shumë”, pohoi ai./rtk
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë