Sipas “The Mirror”, Milani ka kontaktuar Arsenalin për një marrëveshje të mundshme lidhur me mbrojtësin Riccardo Calafiori.
Klubi londinez ka refuzuar menjëherë kërkesën, duke theksuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari vetëm një vit pas transferimit të tij.
‘Topçinjtë’ e konsiderojnë Calafiorin pjesë të rëndësishme të planeve të tyre për sezonin e ardhshëm.
Vetë mbrojtësi italian nuk është i interesuar për një largim, duke e bërë të vështirë çdo lëvizje të mundshme drejt Milanit.
Pas refuzimit të Arsenalit, kuqezinjtë kanë kthyer vëmendjen te futbollisti tjetër i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko.
Megjithatë, paga e lartë e ukrainasit paraqet një pengesë për realizimin e këtij operacioni. /Telegrafi/
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK
Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë