Një tjetër akt i rëndë dhune ndaj grave tronditi Italinë mbrëmjen e së shtunës. Gentiana Kopili, 45 vjeçe, u vra me thikë në Tolentino (Macerata) nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç, me origjinë shqiptare.
Autori e sulmoi nga pas në rrugë, duke e goditur rreth 10 herë me një thikë 30 cm, dhe më pas edhe me shqelma.
Skena e dhunshme u filmua nga disa dëshmitarë përmes dritareve të banesave përreth. Pas aktit të rëndë, autori u ul në një stol pranë trupit të viktimës dhe qëndroi i palëvizshëm. Një kalimtar uafrua, i tronditur, ndërsa të tjerë dëshmitarë mbetën të ngrirë nga shoku.
“Bëra atë që duhej të bëja, tani telefononi policinë”, ka thënë Hudhra. Forcat e rendit mbërritën pak më vonë dhe e arrestuan në vendngjarje.
Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu krimin dhe tha se kishte planifikuar ta vriste ish-bashkëshorten për të “liruar fëmijët e tij”.
“Donte të helmonte fëmijët dhe mua. Unë duhej t’i shpëtoja”, deklaroi ai.
Hudhra pranoi se ishte përpjekur ta vriste më parë. “Ishte hera e tretë që doja ta bëja”, pohoi ai./tch
Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë
220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merre...
Oklahoma City Thunder triumfon derbin e natës së mbrëmshme n...
TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...