Një shtetas gjerman ka mbetur i plagosur pasi është goditur nga një mjet lundrues gjatë kohës që po bënte zhytje këtë të diel në plazhin e Gjipesë në Shqipëri.
Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit në Shqipëri, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, kur shtetasi D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, dyshohet se është dëmtuar nga gomonia e drejtuar nga K. V., 27 vjeç, banues në Orikum.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti lundrues ishte me dokumentacion të rregullt dhe ndodhej jashtë zonës së sigurisë, në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, drejtuesi i gomones është shoqëruar në Stacionin e Policisë Dhërmi, së bashku me disa dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje, për të dhënë deklaratat e tyre lidhur me rrethanat e incidentit.
Bëhet e ditur se grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë e kësaj ngjarjeje.
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...