Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur të shtunën mbrëma se ka nisur një valë e re sulmesh mes saj dhe Iranit.
“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë identifikuar se Irani ka lëshuar raketa drejt territorit të Izraelit. Sistemet tona të mbrojtjes janë duke funksionuar për të neutralizuar kërcënimin. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të hyjnë në zona të sigurta sapo të dëgjojnë alarmin dhe të qëndrojnë atje deri në një njoftim të ri”, thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë izraelite.
Televizioni shtetëror iranian, ndërkohë, ka raportuar se vala e re përfshin rreth 100 raketa të lëshuara në drejtim të Izraelit, me qytetet Haifa dhe Tel Aviv të shënjestruara si objektiva kryesorë. Raportimet e fundit tregojnë se shpërthime janë dëgjuar në pjesën veriore të Izraelit.
Pavarësisht këtyre sulmeve, ushtria izraelite ka njoftuar se po vazhdon operacionet ajrore kundër caqeve ushtarake në Teheran.
Në të njëjtën kohë, sirenat e alarmit janë dëgjuar edhe në kryeqytetin e Jordanisë, Amman. Si masë sigurie, autoritetet jordaneze kanë vendosur të mbyllin hapësirën e tyre ajrore.
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman