Nikolla Vujoviq është ndaluar nga Policia e Kosovës, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’i privuar shtetësinë e Republikës së Kosovës, për shkak të veprimtarisë së dyshuar që përbën rrezik për sigurinë kombëtare.
Sipas raportimeve në media, thuhet se Vujoviq është transferuar në Qendrën e përkohshme të qëndrimit në Vranidoll, ku do të qëndrojë deri në realizimin e procedurave të nevojshme për ekstradim, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet në fuqi.
Autoritetet e sigurisë e konsiderojnë Vujoviqin si të përfshirë në aktivitete të koordinuara me strukturat e sigurisë së Serbisë, në kundërshtim me rendin dhe interesat e Republikës së Kosovës. /Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kosova ia heq shtetësinë një shtetasi serb për rrezikim të sigurisë kombëtare
Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe, sipas Zyrës serbe për Kosovën
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...