Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar ashpër Iranin pas një vale të re sulmesh që kanë rezultuar me viktima në territorin izraelit.
Sipas autoriteteve, tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga Irani.
“Diktatori iranian po i merr peng qytetarët e Iranit”, tha Israel Katz.
Gjithashtu ai theksoi se nëse do të vazhdojnë sulmet në frontin e brendshëm të Izraelit, atëherë kundërpërgjigja ndaj Teheranit do të jetë shumë e ashpër.
“Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa në frontin e brendshëm të Izraelit, Teherani do të digjet”, tha më tej ai.
Ndryshe, që nga fillimi i operacionit ushtarak të premten, Izraeli ka goditur mbi 150 objektiva strategjikë në territorin iranian. Sulmet izraelite janë përqendruar kryesisht në objektet e lidhura me programin bërthamor, bazat ushtarake, lëshuesit e raketave balistike, si dhe në personelin e lartë ushtarak dhe shkencëtarët e përfshirë në programin bërthamor të Iranit.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për përmbajtje dhe shmangie të një përshkallëzimi të mëtejshëm ushtarak në rajon.
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...