Sulmet izraelite gjatë natës ndaj Iranit shkatërruan fabrikën pilote të pasurimit të karburantit mbi tokë në objektin bërthamor të Natanzit, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten.
Ai tha se ajo pjesë e fabrikës prodhonte uranium të pasuruar deri në 60%.
Gjithashtu u shkatërruan infrastruktura elektrike dhe gjeneratorët rezervë, tha Grossi. Humbja e energjisë mund të ketë dëmtuar centrifugat, shtoi ai, raporton CNN.
Grossi tha se brenda objektit të Natanzit ka kontaminim radiologjik dhe kimik, por ky kontaminim mund të menaxhohet me masa të përshtatshme. Jashtë objektit, niveli i radioaktivitetit është në kufijtë normalë, tha ai.
Ai theksoi se autoritetet iraniane kanë njoftuar IAEA-n për sulmet në objektet bërthamore të Fordow dhe Isfahanit, por agjencia mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së “nuk ka mjaftueshëm informacion” në lidhje me aktivitetin ushtarak në ato vende.
IAEA është në “kontakt të përhershëm” me Autoritetin Iranian të Rregullatorit Bërthamor, shtoi Grossi.
“Kam treguar gatishmërinë time për të udhëtuar sa më shpejt për të vlerësuar situatën dhe për të siguruar sigurinë, mbrojtjen dhe mos-përhapjen e armëve bërthamore në Iran,” tha Grossi.
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro