Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin e mbështetjes që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë, e njohur nga Moska si “operacion special ushtarak”.
Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në platformën sociale X , ku theksoi angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për të ndihmuar Ukrainën në përballimin e pasojave të luftës.
“Sot ne i japim Ukrainës 1 miliard euro të reja, duke e çuar mbështetjen tonë totale në pothuajse 150 miliardë”, shkroi von der Leyen.
Kjo shumë përfshin ndihmën financiare, ushtarake, humanitare dhe mbështetje për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta. / abcnews.al
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...